Niveli i detit Mesdhe do të rritet edhe më shumë për shkak të ndryshimeve klimatike. Alarmi këtë herë ngrihet nga shkencëtarët e Institutit kombëtar të gjeofizikës dhe vullkanologjisë të cilët llogarisin se niveli mund të rritet me 20 centimetra deri në 2050-tën, dhe 57 deri në 2100.
Në zona të veçanta si laguna e Venezias, uji mund të ngrihet me deri në 82 centimetra. Në llogaritje përfshihen edhe efektet e lëvizjes vertikale të tokës, të përcaktuara nga matjet gjeodezike të realizuara 20 vitet e fundit.
Studimi parashikon dy skenarë të mundshme të nivelit të detit në 2050-tën dhe 2100-tën, të llogaritura mbi bazë të projektimeve klimatike të siguruara nga paneli ndërqeveritar i ndryshimeve klimatike.
Ndërsa në skenarin e parë llogaritet një rritje prej 20 dhe 57 centimetra në vitet e lartpërmendura, në të dytin vlerësohet se niveli do të ndryshojë me 17 dhe 34 centimetra.