Ka rezultuar i rremë alarmi për bombë në qendër të Tiranës, aty ku u gjet një çantë e dyshimtë në qendër të kryeqytetit.
Ishte fillimisht që qytetar ai i cili njoftoi policinë, ndërsa forcat xheniere bënë shpërthim të kontrolluar pas disa minutash.
Mirëpo, nga shpërthimi rezultoi se nuk bëhej fjalë për alarm për bombë, dhe brenda në çantë u gjetën vegla.
Sakaq, për ngjarjen në fjalë reagoi edhe policia duke sqaruar se çanta është lënë gabimisht në rrugë.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me çantën e konstatuar në asfalt, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, ku dyshohej se brenda saj mund të kishte lëndë plasëse ju informojmë se:
Pas mbërritjes në vendngjarje të ekspertëve antieksplozit, është bërë kontrolli i saj ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë eksplozive por sende personale pune.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo çantë është lënë gabimisht në rrugë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.