Sport Edhe Jose Mourinho hyn në garën për Ibrahimoviç

Edhe Jose Mourinho hyn në garën për Ibrahimoviç

Në fillim kampionati spanjoll, më tej Bolonja e Milan, ndërsa tashmë është kampionati anglez ai që thërret futbollistin suedez, Zlatan Ibrahimoviç.

Bëhet fjalë Jose Mourinho, që e ka nisur me vrull aventurën e tij të re në krye të Tottenham. “Special One” ka kontaktuar me agjentin Raiola dhe vetë futbollistin për ta bindur, tregojnë mediat angleze.

Ibra dhe Mourinho kanë histori të suksesshme në të kaluarën e përbashkët. Në vitin 2009, Interi i portugezit fitoi titullin, me Ibrahimoviç që u shpall golashënuesi më i mirë në Serie A.

Edhe tek United në 2016-n, suedezi shkëlqeu me Mourinhon duke shënuar plot 26 gola. Shifra prej 18 milionë eurosh, e cila për Milanin duket e lartë, mund të përballohet nga Tottenham që është gati t’i bëjë dhuratën e parë trajnerit të ri.