Ish-gjyqtari i gjykatës së Apelit Tiranë Alaudin Malaj përjashtohet për 15 vite nga sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të Vettingut. KPK ndërpreu procesin e rivlerësimit kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve për Malajn, pasi ky i fundi dorëzoi dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Ish-gjyqtari ankimoi në KPA pjesërisht vendimin, duke kërkuar që t’i hiqet penaliteti që për 15 vite të mos jetë pjesë e sistemit.
Alaudin Malaj u largua nga gjyqësori pasi tha se do të punonte në sektorin privat. Malaj u ndalua disa muaj më parë për dhunë në familje, pas një konflikti me të birin.