I ftuar në studion e “Open”, zëvendës kryeministri Erion Braçe ka folur për deklaratat e kreut të Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, i cili paraditen e së hënës deklaroi mbështetjen e tij për protestën e studentëve.
“Deklarata të mirëfillta politike. Qasja e tij në fakultet nuk ka qenë asgjë më shumë. Për atë duket normale, por për mua jo”, u shpreh Braçe.
Sipas zëvendëskryeministrit Braçe qasja e Kurtit për Arsimin e Lartë në Shqipëri është politikë e tij personale për përfitime në Kosovë.
“Edhe unë e kam mbështetur Albin Kurtin. Por ajo çfarë ka bërë sot lë një shije të keqe”, u shpreh Braçe.
Më tej ai mohon zërat që pas protestave të studentëve të ketë qenë Vetëvendosja.