Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është vaksinuar sot kundër Covid. Kurti ka marrë vaksinën AstraZeneca, e cila mbërriti një ditë më parë në vend nga mekanizmi COVAX, i Ogranizëtës Botërore të Shëndetësisë.
Kurti është ndër të parët që vaksinohet në Kosovë. Vaksinimi i tij është bërë pa radhë, pasi synohet që të ndërgjegjësohet qytetarët që të marrin vaksinën.
Tashmë pritet që në vend procesi i vaksinimit të vijojë normalisht, ku të parët që do të marrin dozën nga AstraZeneca do të jenë mjekët.
Procesi i vaksinimit po zhvillohet në Sallën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë. Mbrëmë në aeroportin “Adem Jashari” ka mbërritur ngarkesa e parë e vaksinave kundër koronavirusit.
Kosova pret nga COVAX mbi 100 mijë doza, por pritet që të nënshkruajë marrëveshje edhe me kompani të tjera për të vijuar vaksinimit në popullatë.