Extra Alesia Bami përgënjeshtron fejesën me pasanikun: Ëndërroj të fejohem me një mjek

Alesia Bami përgënjeshtron fejesën me pasanikun: Ëndërroj të fejohem me një mjek

Pasi deklaroi vetë në një transmetim live se “do fejohej”, moderatorja 20-vjeçare, Alesia Bami ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media.

Ish-velina ka thënë se nuk është e fejuar me një biznesmen dhe se bizneset i ka krijuar me forcat e saja.

Alesia Bami ka folur për jetën sentimentale dhe thotë se do donte që të fejohej me një mjek, pasi sot për sot janë njerëzit më të respektuar.

Ndërkohë, që për biznesmenët thotë se nuk do donte të fejohej më një të tillë se nuk i dihet si shkon e ardhmja, pasi po jetojmë në kohë krizë botërore dhe ka lënë të kuptohet se ka rrezik të lartë për të falimentuar dhe me gjasa për të humbur pasurinë.

“Në ëndrrën time do të doja që i fejuari im të jetë mjek sepse janë njerëzit më të respektuar sot, e jo një biznesmen që nuk i dihet e ardhmja në këtë krizë mondiale.

Vërtetë unë kam një dyqan ku e kam shpjeguar disa herë si e kam hapur dhe ku me situatë e krijuar po mundoma ta menaxhoj sa më mirë, duke mos i humbur shpresat t’ia dal vet.

Sot mua më bënë të fejuar dhe pse jam 20-vjeçe, por e keqja qëndron tek fakti që i fejuari im  “inegzistent” më paska ndihmuar për gjithçka. Unë jam egoiste që në jetë të kem arritjet profesionale dhe të pozicionohem për atë që jam vërtetë.

Ky lajm e bën fejesën si diçka të pavlerë, kur ajo është shumë sublime e cila ka momentin e duhur sepse është hapi i parë për një sipërmarrje shumë të fortë e të bukur”, thekson Alesia Bami në Instagram.