Bota Alexei Navalny/ Çfarë ndodhi në dy orët dramatike pas helmimit

Alexei Navalny/ Çfarë ndodhi në dy orët dramatike pas helmimit

Qeveria gjermane ka zbuluar “prova që s’lënë asnjë dyshim” se Alexei Navalny është helmuar.

Deklarata ka ardhur nga Steffen Seibert, i cili theksoi se “qeveria gjermane e dënon në mënyrën më të ashpër këtë sulm dhe kërkon sqarim urgjentisht”.

“Është një fakt tronditës që Alexei Navalny në Rusi ra viktimë e një sulmi me agjent nervor”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se “gruaja e Navalny u informua nga mjekët e spitalit “Charite”.

Kremlini i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ekziston asnjë arsye për të akuzuar Rusinë se ka luajtur një rol në helmimin e Alexei Navalny. Kjo deklaratë erdhi nga zëdhënësi Dimitri Peskov.

“Rusia nuk dëshiron që Gjermania të nxjerrë konkluzione pa hetuar për çështjen”, tha Peskov. Ai pretendon se askush nuk përfituar nga helmimi i Navalny.

Kujtojmë se një nga zërat më të rëndësishëm të opozitës ruse filloi të ndjehej keq në bordin e një avioni, i cili po fluturonte nga Siberia për në Moskë. Avioni u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Omsk. Dy ditë më vonë, autoritetet ruse lejuan që Navalny të kurohej në Gjermani.

Alexei Navalny

BBC ka rindërtuar 120 minutat në të cilat stjuardesat dhe personeli mjekësor luftuan për të shpëtuar jetën e kundërshtarit të Putin në qiellin e Siberisë.

Historia

Me 20 gusht, Alexei Navalny është gati për të marrë avionin nga Tomsk për në Moskë. Ai as ka ngrënë dhe as ka pirë gjatë gjithë mëngjesit, përveç një filxhani çaj që e bleu në aeroportin e Tomsk Bogashevo, sipas zëdhënës së tij të medias, Kira Yarmysh.

Një person që po udhëtonte me të njëjtin avion, i quajtur Ilya Ageev, pretendon se pa Alexei Navalny duke pirë çaj rreth një orë para se të nisej avioni. Kundërshtari i Putin iu buzëqesh dhe hera-herës bën edhe ndonjë shkak me udhëtarët që e njohin.

Ilya Ageev beri nje fotot me Alexei Navalny qe eshte i qeshur ne aeroportin Tomsk

Pas 30 minutash fluturim, Navalny fillon të ndjehet jo mirë. Stjuardesat kanë filluar të shpërndajnë ujë për pasagjerët, por ai nuk pranon të marrë.

Pas pak, ai ngrihet për të shkuar në tualet. Një pasagjer tjetër shkon në tualet në të njëjtën kohë, por Navalny qëndron brenda për rreth 20 minuta. Një radhë fillon të krijohet pas dere.

Të katër stjuardesat janë të vetëdijshme se një nga pasagjerët e tyre në bordin e avionit nuk është mirë. Vetëm disa minuta më vonë, një stuardjesë pyet nëse ka ndonjë mjek në bord. Pasagjerët e tjerë kanë filluar të kuptojnë se situata është serioze.

Pjesa tjetër e stafit informojnë pilotin dhe përpiqen t’i japin ndihmën e parë Navalny.

Ndihmësi i tij, Ilya Pakhomov, vazhdon të ecë nëpër korridor, duke kërkuar ndihmë mjekësore.

Një grua, e cila ende nuk është identifikuar, i del përpara dhe i thotë se është një infermiere.

Infermierja dhe anëtarët e tjerë të stafit po mundohen ta mbajnë të vetëdijshëm Navalny, derisa piloti të arrijë të realizojë një ulje emergjente.

Në 09:01 me orën lokale, avioni ulet në Omsk. Stafi mjekësor i aeroportit hipën në avion vetëm pas dy minutash.

Sapo kontrollojnë Navalny, ata pretendojnë se nuk janë në gjendje ta kurojnë atë.

“Ky nuk është një rast për ne, ai ka nevojë për kujdes intensiv”.

Një autoambulancë është lajmëruar dhe mbërrin direkt.

Pas 10 minutash, Navalny u nxor me një barrel nga avioni, vendoset në autoambulancë dhe niset drejt spitalit në Omsk. Avioni furnizohet me karburant dhe, pas një gjysmë ore, vazhdon fluturimin në drejtim të Moskës.

“Kur zbritëm në aeroportin Domodedovo të Moskës, disa policë dhe civilë hipën në avion. Ata u kërkuan pasagjerëve që ishin ulur afër vendit të Navalny të qëndronin në bord, ndërsa të tjerët ishin të lirë të shkonin”, tregoi një pasagjer.

Historia e pasagjerit Sergey Nezhenets

Sergey Nezhenets, një avokat i ulur në radhën e pasme është pranë stafit që po përpiqen të shpëtojnë Navalny.

“Fillova t’i kushtoj vëmendje asaj që po ndodhte, kur një stjuardesë kërkoi, nëse kishte ndonjë mjek në bordin e avionit”, i tha Nezhenets, BBC.

“Disa minuta më vonë, piloti njoftoi se do të ulëshim në Omsk, sepse një pasagjer nuk ishte mirë. Unë vetëm kuptova se pasagjeri në fjalë ishte Navalny, më pas u ula dhe kontrollova në Twitter postimet e zëdhënëses së tij. Menjëherë pas thirrje për një mjek, Alexei filloi të qante dhe të bërtiste. Kishte dhimbje. Ai ishte shtrirë në dysheme në pjesën e avionit që është rezervuar për stafin. Në atë moment, një infermiere u tregua e gatshme për të ofruar ndihmën mjekësore. Nuk e kuptova se çfarë bënë, por dëgjova teksa i thërrisnin: Alexei, pije, pije dhe merr frymë. Kur ai filloi të ankohej në të tjerët filluam të ndjeheshim më mirë në një farë mënyre, pasi aty për aty kuptuam se të paktën ai ishte akoma gjallë”.

“Dy nga ndihmësit e Navalny po i qëndronin afër, njëra ishte zëdhënësja e tij për mediat, Kira Yarmysh”.

“Ajo ishte shumë nervoze”, thotë Nezhenets. Ai tregon se mjeku e pyeti se çfarë i ndodhi dhe Kira iu përgjigj: Nuk e di, ai ndoshta është helmuar.

Stafi i avionit lëvizi shumë shpejt për të kërkuar leje për një ulje emergjente në Omsk, e cila u dha menjëherë.

Mjaftuan vetëm 30 minuta që avioni të ulej.