“Përplasje” në “Opinion” këtë mbrëmje me akuza dhe kundërakuza, ku janë përmendur shifra të larta parash.
Gazetari Alfred Peza duke iu përgjigjur akuzave të sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike, mbi pasurinë e tij 1 milionë euroshe deklaroi shifra të çmendura për drejtuesin e emisionit “Opinion”.
Sipas zotit Peza, drejtuesi i emisionit “Opinion” ka pasuri 10 milionë euro.
Blendi Fevziu (me të qeshur): Sa, sa… Po ku i kam unë?!
Alfred Peza: Armand Shkullaku ka vilën 1 milion euro…
Armand Shkullaku: Jo, jo, 1 milion e 200 mijë euro…
Blendi Fevziu: Zoti Peza, fjala jote në vesh të perëndisë…
Alfred Peza, Shkullakut: Ti dole ekspert i çadrave
Armand Shkullaku: Por jo i lekëve. Unë i kam të deklaruara. Jo kur vjen prokuroria në shtëpi.
Alfred Peza: Dhe unë i kam të deklaruara, po jo pra Mandi, mos më akuzo. Te ai lapsi me majë të thyer je marrë me mua për tre vjet.
Armand Shkullaku: Unë jam gazetar politik…Ti nga gazetar në kandidat për politikë, kur më heq Rama nga politika vjen tek Fevziu dhe thua jam gazetar.