Bota Ali Ahmeti: Bullgarët të njihen si minoritet me Kushtetutë në Maqedoninë e...

Ali Ahmeti: Bullgarët të njihen si minoritet me Kushtetutë në Maqedoninë e Veriut

Ali Ahmeti, kreu i partisë më të madhe shqiptare BDI, i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që të pranojë kërkesat e parashtruara nga kryeministri bullgar Kiril Petkov, duke filluar me përfshirjen e kombit bullgar në Preambulën e Kushtetutës.

Ahmeti, pushteti i të cilit mbi koalicionin e tij me LSDM-në vazhdon të rritet, këtë deklaratë e bëri pas takimit me Petkov.

“Asgjë e keqe nuk do të ndodhë me vendin nëse pranojmë minoritetin bullgar si kategori kushtetuese. Është e rëndësishme që ne të hapim bisedimet për anëtarësim në BE. Kështu ndërtojmë një të ardhme të sigurt”, tha Ahmeti raporton Euroactiv.

Tashmë pritet që qeveria e re në Maqedoni të vijojë bisedimet me Bullgarinë dhe të marrë vendime lidhur me të ardhmen evropiane të vendit.