Pas takimit të udhëheqësve politikë me Presidentin Pendarovski, ku u vendos mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme më 12 prill, Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së dhe partner i koalicionit qeveritar, ka qenë shumë i nervozuar në lidhje me përçarjen e shqiptarëve, të cilët kanë shkuar me disa delegacione.
Ahmeti i ra me grusht disa herë tavolinës në intervistën dhënë për TV21, e cila u vendos online nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani.
“Turp më vjen të shkoj nëpër takime me 6 delegacione shqiptare. Dy janë maqedonase. Një i opozitës një i pozitës. Turp i botës jemi bërë”, tha Ali Ahmeti.