Extra Alienët janë të gjelbër? Jo, jashtëtokësorët mund të jenë ngjyrë violë

Alienët janë të gjelbër? Jo, jashtëtokësorët mund të jenë ngjyrë violë

Shpesh kur mendojmë për jetën aliene, imagjinata jonë i mendon si “njerëz të gjelbërt”.

Por ndoshta duhet të fillojmë të ndryshojmë mënyrën se si i mendojmë, sepse ata mund të kenë një ngjyrë komplet të ndryshme: Mund të jenë violë.

Në këtë konklulzion arrihet pasi lexohet studimi i publikuar në “International Journal of Astrobiology” nga mikrobiologu Shiladitya DasSarma i “University of Maryland School of Medicine”, i cili mbështet idenë se jeta e lashtë në Tokë mund të ketë një tonalitet tjetër ngjyrash që në planetët e tjerë mund të ketë lulëzuar.

Ai në fakt mbështet idenë se përpara se bimët e gjelbërta të nisnin të përhapeshin në Tokë, organizma të vegjël rozë kanë qenë paraardhëset e tyre në sipërfaqen tokësore.

Për këtë motiv nuk përjashtohet mundësia që në planetët e tjerë këto tipe mikro-organizmash të gjalla të jenë shpërndarë dhe të kenë kolonizuar botë të tëra aliene, pa u mbizotëruar nga bimët jeshile.

Për të kuptuar se pse DasSarma ka hedhur këtë ide, duhet kujtuar se hipoteza që Toka qenë violë daton që në vitin 2007. Ideja nis nga ky koncept: bimët dhe algat fotosintetike përdorin klorofilin për të thithur dritën e Diellit, por nuk thithin dritën e gjelbër që e reflektojnë. Dhe kjo është mjaft e çuditshme pse drita jeshile është plot energji.

Dhe këtë hipotetizohet se përpara ardhjes së bimëve jeshile, ekzistonin të tjera që përdornin të njëjtën gjatësi vale për të prodhuar energji për organizmat e veta. Këto organizma mund ta kenë përdorur energjinë diellore me një molekulë të quajtur “retinë”.

Pigmentet e retinës e thithin shumë më mirë dritën jeshile në krahasim me valë të tjera energjie. Është e vërtetë që nuk janë shumë eficente për ta kapur energjinë diellore si klorofili, por janë organizma shumë më të thjeshtë. Dhe për këtë hipotetizohet që mund të kenë evoluar përpara bimëve.

Megjithatë mbledhja e dritës retinale është edhe sot e shpërndarë në baktere dhe organizma njëqelizore të quajtur Archea.

Në fakt organizmat violë janë të pranishme në pjesë të ndryshme të planetit tonë, që nga luginat e thata të Antarktidës e deri në zona të ndryshme të oqeaneve.

Pavarësisht nga fakti që Toka në fillim mund të ketë qenë violë, biologët mendojnë se këto tipa organizmash mund të jenë përshtatur në botë të largëta për të prodhuar energji me këtë rrugë.