Festa e natës së ndërrimit të viteve nuk ka shkuar siç ishte planifikuar për Emiljano Shullazin.
Më 31 dhjetor është ndaluar një roje i burgut 313, i cili po tentonte të fuste në qelinë e Shullazit disa pije alkoolike dhe produkte ushqimore. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka kallëzuar rojën në fjalë penalisht në prokurori.
Shullazi u dënua nga shkalla e parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg për akuzat e grupit të strukturuar kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës. Gjyqi i Shullazit vazhdon tashmë në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Gjyqi i Shullazit tashmë është kthyer në një “telenovelë” të pambarimtë me shtyrjen e seancave dhe mungesat e shpeshta të avokatëve, madje dhe prokurorëve e gjyqtarëve.