Çdo vit, muzika e festave dominohet nga Mariah Carey. Deri tani këngëtarja ka publikuar tre albume me këngë Krishtlindjesh dhe jo më kot, bota e njeh si “Mbretëresha e Krishtlindjeve”.
Të gjithë e dimë që kënga e saj, “All I Want For Christmas” është hiti më i famshëm i festave. Dyqanet, lokalet, qendrat tregtare madje dhe shtëpitë pushtohen për një muaj rresht nga tingujt e saj, por e dini ç’fshihet pas kësaj kënge?
Historia është shumë më e thellë dhe dramatike sa atmosfera që ajo krijon. Hiti është frymëzuar nga fëmijëria tronditëse e këngëtares. Mariah, e cila vjen nga dy prindër që u përkasin racave të ndryshme është ndjerë gjithë e diskriminuar nga të tjerët. Dramat në familjen e saj nuk kanë munguar dhe kjo e bëri këngëtaren të mbyllej në vete.
“Kam dashur gjithnjë që Krishtlindjet të jenë perfekte. Mezi i prisja festat. Kisha një familje që nuk funksiononte si e tillë, që mund të prishnin gjithë atmosferën. Jo imë më, ajo përpiqej të më bënte të lumtur. Sakrifikoi shumë për mua. Kur u rrita iu betova vetes që nuk do t’i lejoja më ato ditë të përsëriteshin. I premtova se çdo vit do t’i bëja Krishtlindjet perfekte.”
Krijimi i kësaj kënge, buroi nga fëmija brenda këngëtares.
“Ishte me rrezik dhe duhej shumë punë. Thashë që do ta shkruaj duke e vendosur sërish veten nën petkun e fëmijës që nuk u rrit me para, por thjesht donte të kishte një Krishtlindje të gëzuar.”
Ajo u ul në studio në gusht të 1994-ës bashkë me bashkëshkruesin Walter Afanasieff dhe nisën të listonin gjithë gjërat që e bënin të lumtur gjatë Krishtlindjeve- bora, dhuratat, oxhaku, veshtulla- e të gjitha këto i përfshiu në këngë.
Reagimi i parë ndaj këngës ishte ndryshe nga sot. “All i want for Christmas” u bë hit fillimisht në Japoni, ku Mariah e performonte ndonjëherë edhe gjatë pranverës atje. Shumë, e konsiderojnë si performancën e saj më të mirë.
Kënga, ka gjithë elementet e duhur për t’i ndryshuar njerëzve gjendjen emocionale dhe për t’i bërë ata më të lumtur gjatë Krishtlindjeve.
Për dekada me radhë, kjo këngë ka qenë pjesë e pandashme e jetës së njerëzve. Të paktën për 4 minuta, jeta dukej më festive se kurrë.