Rezultoi fals alarmi për bombë pranë Ambasadës Çeke në Tiranë.
Pas kontrolleve të ushtruara, edhe me qen antieksploziv, asgjë e dyshimtë nuk u konstatua.
Në Policinë e Tiranës mbërriti një telefonatë nga një person i paidentifikuar, sipas të cilit në ambientet e institucionit diplomatik kishte bombë.
Policia bën me dije se po punon për identifikimin dhe më pas kapjen e telefonuesit anonim.