Extra Amarda s’ndihet mirë kur sheh Ermalin që puthet me tjetër në film,...

Amarda s’ndihet mirë kur sheh Ermalin që puthet me tjetër në film, por çifti ka rënë dakord për një gjë

Ashtu si çdo femër, edhe Amarda Toska nuk është imune ndaj xhelozisë kur sheh bashkëshortin me dikë tjetër!

Ermal Mamaqi ka treguar në emisionin “3shat” se partnerja e tij nuk është mësuar ende me skenat e puthjes në ekran, edhe pse “I Love Tropoja” është filmi i tij i tretë.

Aktori i njohur i humorit ka treguar në një intervistë me Bora Zemanin se Ami nuk ndihet mirë kur e sheh atë të puthet me dikë tjetër, por të dy kanë rënë dakord për një gjë.

“Ami nuk është mësuar, por kemi një diskutim. Nuk ndihet mirë kur më sheh mua, por e di që po e bëjmë për punë e jo për qejf”, u shpreh ai.

Por atëherë përse Ami nuk luan në një film me bashkëshortin e saj?

Për këtë gjë, Ermali foli mbrëmë në emisionin “Mos i fol shoferit”, ku tha se ia ka bërë ftesën partneres për t’u bërë pjesë e filmit.

“I kam thënë Amardës hajde, hajde, nuk do të vijë. Amarda performon më mirë në kuzhinë, nuk e di, nuk i dihet, por nuk është se ka qejf të duket në kinema”, u shpreh ai.