Ambasada Amerika ka reaguar në lidhje me protestët e opozitës që pritet të mbahet në orën 20:00.
Përmes një njoftimi, Ambasada Amerikane bën thirrje shtetasve amerikanëtë qendrojnë larg zonave të grumbullimit dhe vendeve ku demostrohet që të mbrohen nga dhuna.
Sipas Ambasadës, grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë, por kohëzgjatja nuk dihet ende.
‘Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit të hënën, më 8 korrik 2019, duke filluar rreth orës 20:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi’, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që kjo është prootesta e dhjetë kombëtare e opozitës.