Politika Ambasada e SHBA-së: Jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo hapësirë Shqipërinë...

Ambasada e SHBA-së: Jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo hapësirë Shqipërinë mike

Ambasada e SHBA-së në Tiranë është solidarizuar me Shqipërinë, duke shprehur jo vetëm keqardhje por edhe mbështetje.

“Në këtë përkujtim solemn të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh keqardhjen më të thellë për shkatërrimin dhe jetët e humbura nga tërmeti i 26 nëntorit. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri në krah të vendit tonë mik dhe aleat, Shqipërisë. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës humanitare dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo hapësirë tjetër në nevojë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.