Ambasada e Shteteve të Bashkuara u bën thirrje juristëve shqiptarë që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e komisioneve të Vettingut, që do të kontrollojnë gjyqtarët dhe prokurorët.
Ajo u bën thirrje shqiptarëve të kualifikuar të aplikojnë për në komisionet e vetingut duke publikuar edhe faqen e Avokatit të Popullit ku mund të njihen me hollësitë e aplikimi.
“U bëjmë thirrje shqiptarëve patriotë të kualifikuar që të aplikojnë për të shërbyer në Komisionet e Vetingut”, shkruan Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu.