Ambasadori amerikan në Rusi Jon Huntsman ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Ambasadori e mbante detyrën që prej vitit 2017 dhe afati i mbaronte në 3 tetor.
Huntsman i cili më parë ka qenë guvernator i Jutas, planifikon të kthehet sërish për të garuar si guvernator, sipas Salt Lake Tribune.
Huntsman u shpreh se “ndihej i nderuar që Trump i kishte besuar postin e ambasadorit të SHBA-së në Rusi gjatë kësaj periudhe, sipas tij, historikisht të vështirë të marrëdhënieve mes dy vendeve” .
Mandati i tij në Rusi përkoi edhe me një ndenjtë të rritur kundër Rusisë për shkak edhe të investigimit për akuzat për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016. Në detyrën e tij në Moskë, Huntsman u përball edhe me humbjet e stafit për shkak të luftës së ndërsjelltë diplomatike të dëbimeve.