Kryesore Ambasadori i BE-së Soreca bashkon PD-në

Ambasadori i BE-së Soreca bashkon PD-në

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca bashkë me përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE kanë zhvilluar një takim ditën e sotme në Tiranë.

Pjesëmarrës në të kanë qenë dhe anëtarë të opozitës si Oerd Bylybashi, Genc Pollo, Jorida Tabaku, Fatmir Mediu, Klajda Gjosha dhe Rudina Hajdari.

Kjo e fundit ka publikuar në ‘Facebook’ foto nga takimi, ku tregon se kanë diskutuar mbi situatën aktuale, krizën institucionale dhe mundësitë për zgjedhjen e saj.

“Një shkëmbim i hapur idesh dhe pikëpamjesh me kolegët e opozitës dhe përfaqësues të shteteve anëtare të BE mbi situatën aktuale, krizën institucionale dhe mundësitë për zgjedhjen e saj.

Prioriteti kryesor gjetja dhe zbatimi i rrugëve për të realizuar vullnetin e përgjithshëm të qytetarëve shqiptarë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian’, shkruan Hajdari.

Kujtojmë që Hajdari nuk e ka lënë mandatin e saj dhe prej asaj dite nuk është bashkuar me opozitarët në protestat e tyre.