Politika Ambasadorja amerikane dhe Voltana Ademi takohen online për Shkodrën dhe Covid-19

Ambasadorja amerikane dhe Voltana Ademi takohen online për Shkodrën dhe Covid-19

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi kanë zhvilluar takimin e tyre të parë, por virtual për shkak të koronavirusit.

E në fakt situata me COVID 19 ka qenë edhe kryetemë e diskutimit mes tyre.

Kënaqësi që takova (virtualisht) Voltana Ademin. Ju falenderoj që keni marrë të gjitha masat për t’i mbajtur qytetarët e Shkodrës të sigurtë dhe të shëndetshëm. Pres t’ju vizitoj nga afër sa më shpejt të jetë e mundur, por për momentin, të gjithë le të rrinë në shtëpi” shkruan Kim në Twitter.

Shkodra regjistroi një rast të ri infeksioni me koronavirus në 24 orët e fundit duke e çuar në 45 numrin e rasteve.