Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka qenë sot e pranishme përreth 30 minuta në SPAK.
Kim ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën, por nuk dihet arsyeja e vizitës dhe bisedat me tyre.
Ambasadorja Kim është takuar edhe para disa ditësh me kreun e SPAK. Në atë takim ajo i ka kujtuar Krajës pritshmëritë që SHBA ka që SPAK të ndjekë penalisht rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“U takova me kreun e SPAK, Arben Kraja, për të nënvizuar pritshmëritë e SHBA-së që SPAK-u do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar, pavarësisht sa i fortë dhe i pasur është, pavarësisht secilës parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të BKH, SPAK po jep gjithnjë e më shumë sukses çdo ditë”, shprehej atë ditë Kim.
Reagimi i fundit i ambasadës amerikane ka qenë për vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.
Në njoftimin e ambasadës theksohej se vendimi i kryetarit të PD-së, meriton respekt.