Ambasadorja e SHBA-së në OKB ndodhet për vizitë zyrtare 2-ditore në Tiranë. Linda Thomas-Greenfiel mbërriti në vendin tonë një ditë më parë, ku vizitoi Shtëpinë e Gjetheve.
“Dekada më parë, diktatura komuniste e përdori këtë shtëpi për shërbimin e saj sekret famëkeq. Ky muze është një kujtesë se ne nuk mund t’i konsiderojmë si të mirëqena liritë tona të çmuara”, ka shkruar ambasadorja Greenfiel në Twitter.
Nën shoqërinë edhe të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, Linda Thomas-Greenfiel vizitoi edhe sheshin Skënderbej.
Ambasadorja amerikane në OKB sot do të pritet nga Presidenti Bajram Begaj dhe nga Kryeministri Edi Rama, si dhe do të takohet me shoqërinë civile.
Shqipërinë e konsideron aleat dhe partner të palëkundur në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku vendi ynë dhe SHBA janë bashkëpenëmbajtëse.