Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim reagoi pas konferencës për shtyp që Kryeministri Edi Rama zhvilloi me Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov.
“Më 26 shkurt, Lavrov u përpoq t’i japë një leksion Shqipërisë se si “detyrimet” ndaj NATO-s dhe BE-së, pengojnë lidhjet me Rusinë. Edi Rama e korrigjoi atë: “Ne nuk jemi me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar, por sepse ne kemi zgjedhur dhe ne jemi krenar që i përkasim asaj familje të madhe”, citon ambasadorja Kim deklaratën e Kryeministrit Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Ministrit të Jashtëm të Federatës Ruse, Sergey Lavrov.
Kim shkruan citimin e Ramës: “Unë do të shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur Ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur”.
”Askush nuk na detyron. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe”, shkruan Kim duke cituar Kryeministrin Rama, i cili zhvilloi vizitë në Rusi në cilësinë e Kryetarit të OSBE-së.