Ambasadorja e SHBA në Tiranë, ka zhvilluar sot një takim me drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ky është takimi i parë zyrtar mes tyre, pas marrjes së detyrës nga Nano.
Pas takimit, ambasadorja dhe drejtori i policisë kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për mediat, ku kanë vënë theksin tek mbështetja që SHBA jep për Shqipërinë dhe forcimin e bashkëpunimit për të vijuar luftën ndaj krimit.
Gledis Nano: Sapo zhvilluam një takim me ambasadoren, takimi u krye në kuadër të bashkëpunimit që policia e shtetit ka me të gjitha agjencitë ligjzbatuese. E vlerësoj shumë këtë bashkëpunim dhe mbështetje dhe i sigurova zonjës ambasadore se Policia e Shtetit do të jetë në nivelet më të larta të performancën dhe kërkova mbështetje të vazhdueshme që SHBA mund të japë për policinë e shtetit. Jam i bindur se bashkë mund t’ia dalim për të pasur më shumë rend dhe siguri në vendin tonë.
Ambasadorja Yuri Kim: Pata një takim shumë të mirë me zotin Nano dhe erdha për ta përgëzuar për detyrën e re. Gjithashtu rikonfirmova që bashkëpunimi i SHBA me Shqipërinë mbetet i fortë. Ne do të vijojmë që të kemi sa më shumë mbështetje. Diskutuam mundësinë që policia të rrisë integritetin tek publiku. Zoti Nano dhe unë jemi mbështetës të prezencës së policisë. Policia merr rreziqe të mëdha duke humbur dhe jetën për të siguruar rendin dhe për të zbatuar ligjet. Gjithashtu rëndësinë mundësinë që të zbatohen ligjet pavarësisht ndërhyrjeve nga jashtë.