Ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim, ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale se ka marrë dozën e tretë të vaksinës ndaj Covid-19.
“Ndihem shkëlqyeshëm pas bërjes së dozës së tretë të vaksinës COVID sot. Faleminderit shkencëtarëve që krijuan vaksinat dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor që janë kujdesur për ne gjatë gjithë kohës”, shkruan Yuri Kim.
Që prej 1 nëntorit, edhe në Shqipëri ka nisur marrja e dozës së tretë ndaj koronavirusi nga personat mbi 65 vjeç.