Politika “Mora një qetësues”, Rama i kujton Bashës marrëveshjen e 2018: E mban...

“Mora një qetësues”, Rama i kujton Bashës marrëveshjen e 2018: E mban mend ç’më kërkove?

Pavarësisht debateve, në sallën e Parlamentit nuk kanë munguar batutat. Kryeministri Edi Rama në replikën e fundit me kreun e PD Lulzim Basha tha se doli jashtë të merrte një qetësues pasi “po i dridheshin gjunjët”. Kjo batutë ka shkaktuar të qeshura në sallë. Në vijim të fjalës së tij Rama ka kujtuar detaje nga marrëveshja e 2017 dhe arsyen se përse sipas tij nuk dolën në konferencë për shtyp me Bashën.

Sipas Ramës, Basha i kërkoi që pas takimit të mos qeshte sepse nuk e përballonte dot.

“E para për sqarim dola jashtë të marr një qetësues sepse po më dridheshin gjunjët nga muzika e gramafonit. Tani Lulëzim, bëre një gabim të vogël se… jo dua të mbledh mendimin, bëre një gabim të vogël kur the se kur jemi takuar bashkë unë i mbaja sytë përtokë dhe ti më shikoje në bebe të syrit. Sesi e realizojë këtë kur unë i mbaja sytë përtokë dhe ti më shikoje në bebe të syrit, kjo është vetia e nxënësit të mirë. Normalisht këto detaje nuk jepen, por më detyron sepse më the pse s’flet për buxhetin. Unë dje fola vetëm për buxhetin dhe ta kam thënë mos më ço tjetërkund se s’ia del dot me mua, rri te kjo pjesë.

Po kur ti të gjitha ato që thua unë pavarësisht me eksperiencën me moshën me shumë dëshira që rriten me kohën për të mos qenë ai që kam qenë, unë përsëri ai jam. Dhe kur the mbaja sytë përtokë mu kujtua pse s’dolëm në konferencë pasi mbaruam marrëveshjen, sepse më thoje më jep fjalën që s’do qeshësh kur të dalim jashtë, se çdo gjë ok, por nuk e duroj dot humorin tënd. E ke këtë është vetia jote unë se kam por se duroj dot. Nëse do dalësh prapë të thuash ndonjë gjë tjetër këtu më ke.

E vë re se edhe kur flet ti konsideron gabimisht vulgaritet një gjë që s’ka lidhje me vulgaritetin, ka lidhje me mënyrën e komunikimit me njerëzit realë, por ti s’i njeh njerëzit realë, njeh shumë pak unë njoh shumë për shkak të detyrës. Duhet të ketë një arsye se kur vjen puna te vota ti merr aq sa merr ne marrim aq sa marrim. Nuk është fare masakër zgjedhore, të jesh i bindur. Unë flas për njerëzit, mos më tërhiq në duele të pamundura për ty, mos u përpiq të bësh humor se nuk di”, tha Rama.