Pentagoni ka shpërndarë pamje të operacionit për eliminimin e drejtuesit të ISIS, Al-Baghdadi, i cili u krye disa ditë më parë në një fshat në veri të Sirisë, vetëm 5 kilometra nga kufiri turk.
Në video duken forcat speciale të “Njësisë” që futen tek kompleksi ku ishte fshehur Al-Baghdadi.
Në një konferencë për shtyp presidenti amerikan Donald Trump theksoi se pas ndërhyrjes së forcave speciale “El Baghdadi” u arratis në një tunel dhe vrau veten duke shpërthyer një jelek vetëvrasës. Ndërkohë që pas bastisjes kompleksi u shkatërrua me bombardime të avionëve dhe helikopterëve amerikanë.
Kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, Gjeneral Kenneth McKenzie, tha se ndërtesat e shkatërruara tashmë duken si një parking me gropa gjigante.
“Ai u zvarrit në një tunel me dy fëmijë të vegjël dhe hodhi veten në erë ndërsa njerëzit e tij qëndruan në tokë”, tha McKenzie në një konference për shtyp në Pentagon.
Gjenerali McKenzie tha se dy fëmijë kishin vdekur me Bagdadi në tunel – jo tre siç ishte raportuar më parë.
Ai gjithashtu tha se nuk mund të konfirmojë përshkrimin që bëri Presidenti Donald Trump për vdekjen duke qarë të Bagdadit.