Kryesore Rama në Romë, takim me kryeministrin e Italisë

Rama në Romë, takim me kryeministrin e Italisë

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Romë, ku do të takohet me homologun e tij italian, Giuseppe Conte.

Kryeministri italian është një mbështetës i madh i Shqipërisë dhe temë e diskutimit pritet të jetë çështja e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Conte u shpreh për rishqyrtim në muajin dhjetor, gjatë punimeve të Këshillit Evropian.

Kryeministri Rama e takon Conten sot në orën 13:00 dhe për këtë arsye nuk mori pjesë as në darkën informale në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politiken e jashtme, Federica Mogherini.