Gjenerali i fuqishëm iranian Qassem Soleimani, kreu i njësisë elitë Quds të Gardës Revolucionare Iraniane dhe arkitekti i aparatit rajonal të sigurisë, është vrarë në një bombardim në aeroportin e Bagdadit, njoftoi televizioni shtetëror irakian.
Pentagoni ka konfirmuar se Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar likuidimin e gjeneralit iranian Qassem Soleimani.
“Ushtria amerikane ka ndërmarrë masa mbrojtëse vendimtare në komandën e presidentit për të mbrojtur personelin amerikan jashtë shtetit duke likuiduar Qassem Soleimani”, tha Departamenti i Mbrojtjes i SHBA.
Në këtë sulm ajror u vra edhe Abu Mahdi al-Muhandis, shefi i milicisë së Iranit, që njihen ndryshe edhe si Forcat e Mobilizimit Popullor, të cilat ishin përgjegjëse për sulmin e fundit ndaj Ambasadës Amerikane në Bagdad.
Pak pas sulmit ajror, Presidenti Trump postoi në Twitter një foto të flamurit amerikan, pa dhënë shpjegime.
Irani e ka quajtur sulmin ajror një akt “terrorizmi ndërkombëtar” dhe lideri suprem i vendit, Ajatollahu Ali Khamenei, u betua se “do të hakmerret ashpër ndaj kriminelëve që vranë Soleimanin”.
Për këtë, u shpall zi tre-ditore u shpall në Iran.
Udhëheqësi i Iranit Ali Khamenei e quajti atë një “dëshmor” dhe premtoi “hakmarrje të ashpër pret kriminelët”.
Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif gjithashtu konfirmoi vrasjen, duke e quajtur atë një “akt të terrorizmit ndërkombëtar”.
“SHBA mban përgjegjësi për të gjitha pasojat e aventurës së saj”.
Grupet paraushtarake të mbështetur nga Iraku sulmuan të martën ambasadën amerikane në Bagdad pas sulmeve ajrore amerikane të militantëve të Kataib Hezbollah (Brigada Hezbollah) të dielën, në përgjigje të sulmeve me raketa që vranë një bashkëpunëtor privat të SHBA në veriun e Irakut javën e kaluar.
Tensionet midis SHBA dhe Iranit janë rritur në zonë pas sanksioneve ekonomike amerikane që kanë dëmtuar ekonominë iraniane. Të dy palët zhvendosën përgjegjësinë për sulmet ndaj instalimeve të naftës, depove të armëve paramilitare dhe bazave ushtarake ku ishin vendosur forcat amerikane.