Noah Lyles është ndoshta sprintieri më në formë në botë, për momentin.
Kampioni i botës në Doha në garën e 200 metrave padyshim ka si synim thyerjen e rekordeve të “mitit” Usain Bolt, dhe për këtë ka dhënë një seri performancash të denja, ku spikasin rekordet e tij 9.86 në 100 metra dhe 19.50 në 200 metrat.
Por pak ditë më parë amerikani 22-vjeçar, edhe pse i vetëdijshëm për cilësitë e veta, nuk mund t’i besonte syve kur në fund të garës së 200 metrave në kuadër të “inspiration Games”, versioni në distancë për shkak të pandemisë të prestigjiozes “Diamond League”.
Amerikani dukej dukshëm përpara atletëve të tjerë që nga vende të ndryshme u nisën në sinkron, por në fund të garës kronometri shënoi kohën e pabesueshme 18”90. Jo vetëm rekord botëror, por thyerja e barrierës së 18 sekondave, që dukej e pamundur për një njeri.
Dhe në fakt, asnjë rekord është thyer. Një gabim trashanik i organizatorëve e kishte spostuar startin e garës së Lyles me rreth 15 metra, mjaftueshëm për t’ i dhuruar sprintierit një “rekord” komod.
Atleti e mori gabimin me ironi dhe buzëqeshje, dhe ndoshta edhe me gëzim. Një rekord i tillë, në fakt, do të duhej të ndahej me një publik të madh, dhe jo me pistën e boshatisur.