Në një kohë kur bota po lufton prej 5 muajsh me koronavirusin, kryeinfermierja në Spitalin Infektiv, Ana Luca ka publikuar në video në rrjetin e saj social “Facebook”, përmes së cilës shkruan se ende nuk i ka ikur buzëqesha nga fytyra, pavarësisht lodhjes përkushtimit të vazhdueshëm.
Luca u shpreh se në betejën me virusin e padukshëm, të gjithë jemi bërë bashkë me qëllim fitoren.
“Jane 5 muaj lufte….me jane zbardhur floket…..me eshte rrudhosur fytyra… Por nuk me ka ikur buzëqeshja 💜… SEPSE NE JEMI TE GJITHE BASHKE! NE JEMI NE LUFTE ME COVID 19! TE HESHTUR e TE PERKUSHTUAR! NE FLASIM ME GJUHEN E SHERBIMIT MJEKESOR NGA NJE ARMATE E TERE PERSONELI MJEKESOR! “Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.”Isaia 40:31.”