Bota Ministri i Shëndetësisë britanik: Vaksina kundër Covid-19 mund të jetë gati për...

Ministri i Shëndetësisë britanik: Vaksina kundër Covid-19 mund të jetë gati për Krishtlindje

Ministri i Shëndetësisë së Britanisë Matt Hancock tha gjatë së martës se “në rastin më të mirë” vaksina kundër COVID-19 mund të jetë gati për Krishtlindje.

Deklarata e tij vjen pasi shkencëtarë të Universiteti të Oksfordit deklaruan të hënën se vaksina mbi të cilën po punojnë ka sjellë “përgjigje të mirë imunitare tek pothuajse të gjithë”.

“Vaksinat janë një shkencë e pasigurt dhe ndaj duhet të tregohemi të kujdesshëm”, tha Hancock.

“Po punohet me intensitet për të por do të mund ta rekomandojmë vaksinën vetëm kur ta dimë që është klinikisht e sigurt”.

Hancock gjithashtu u zotua se vaksina do të shpërndahet edhe në vende të tjera, “qasja jonë ndaj vaksinës është që ajo i përket qytetarëve të botës”.

Megjithatë, zyrtari tha se prioriteti i qeverisë është tashmë “kontrollimi i virusit dhe përgatitja për stinën e dimrit”. Masat do të përfshijnë zgjerimin e testimeve dhe gjurmimit si dhe të kapaciteteve të spitaleve dhe klinikave private.

Autoritetet janë duke punuar për të shtuar furnizimin e pajisjeve mbrojtëse dhe ilaçeve në mënyrë që të përballohet një rikthim i virusit vdekjeprurës.

“Nuk e përjashtojmë mundësinë e karantinës nëse do të jetë nevoja”, theksoi ai.

Mbretëria e Bashkuar është vendi më i prekur në Europë me mbi 45,300 viktima dhe afërsisht 297 mijë raste të konfirmuara që nga shfaqja e virusit, sipas përllogaritjeve të Universitetit John Hopkins.