Gordon Corera – BBC
Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar komandën ushtarake që të vendosë forcat bërthamore në një gjendje speciale gatishmërie.
Kjo vjen pas asaj që Moska e quan si një qëndrim agresiv nga shtetet anëtare të NATO-s.
Lideri rus e ka bërë tashmë një paralajmërim të koduar që ai është gati që të përdorë armët bërthamore, ndërsa ka nisur pushtimin e Ukrainës.
Javën e shkuar ai paralajmëroi që kushdo që përpiqet që ta ndalojë, do të përballet me pasoja që kurrë nuk i ka përjetuar në histori.
Të tilla fjalë u interpretuan si një sinjal kërcënues për të përdorur armët bërthamore nëse Perëndimi i dilte përpara në rrugën e tij.
Gjendja e gatishmërisë për forcat bërthamore është mënyra se si Moska po bën paralajmërimin e saj.
Në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë që të lëshohen bombat bërthamore.
Por kjo nuk do të thotë se qëllimi është që ato të përdoren.
Rusia ka mjaftueshëm bomba atomike për të shkatërruar botën, e po ashtu edhe NATO ka mjaftueshëm që ta dërrmojë atë.
Por qëllimi është që të ndalet mbështetja e NATO-s për Ukrainën, duke krijuar frikë me idenë se deri sa larg mund të shkojë Putin, e të krijojë pasiguri në lidhje me llojin e mbështetjes që presidenti rus do të konsiderojë të tepërt për Ukrainën.