Bota Zelensky konfirmon: Bisedimet me Rusinë do të mbahen në kufirin me Bjellorusinë

Zelensky konfirmon: Bisedimet me Rusinë do të mbahen në kufirin me Bjellorusinë

Volodymyr Zelensky lajmëroi se ka rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, pranë lumit Pripyat.

Në një deklaratë nga zyra e Zelensky-t thuhet se dy delegacionet do të takohen pa asnjë parakusht.

Dakordësia është marrë pas bisedës së Zelensky-t me homologun e tij Alexander Lukashenko.

“Pranuam që delegacioni ukrainas të takohet me atë rus pa asnjë parakusht në kufirin Ukrainë-Bjellorusi në zonën e lumit Pripyat. Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësi se gjatë udhëtimit, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas, të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin bjellorus do të qëndrojnë në tokë”, thuhet në deklaratë.