Pozicioni i Carlo Ancelottit te Reali duket se po lëkundet ditë pas dite. Drejtuesit e “Los Blancos” janë të zhgënjyer nga barazimi i fundit në fushën e Betisit, që pasoi humbjen në “El Classicon” e Kupës së Mbretit.
Nga Spanja sigurojnë që italiani nuk mund të mbrohet me suksesin në Champions në fund të sezonit të kaluar.
Disa nga zgjedhjet e tij nuk i kënaqin drejtuesit, si vendimi për të përdorur mbrojtësin e majtë Camavinga në vend të Nachos, ose për të mbajtur Ceballos dhe Asensio në pankinë.
E ardhmja e Ancelottit nuk është më aq e blinduar. Brazili po e tundon dhe nuk është rastësi që “Seleçao” ka emëruar Menezes, një trajner të përkohshëm.
Kandidatë për të zëvendësuar Ancelottin janë i përhershmi Zinedine Zidane, por edhe Raul, i cili tani është në krye të Real Madrid Castillas, por nuk përjashtohet edhe Xabi Alonso i Bayer Leverkusenit si dhe Mauricio Pochettino.