Një anëtar i stafit i zyrës sw zv/presidentit amerikan Mike Pence ka rezultuar pozitiv me koronavirus pas testimeve që iu nënshtrua.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Pence të premten në mbrëmje.
“Këtë mbrëmje (të premten) u informuam se një anëtar i Zyrës së Zëvendës Presidentit rezultoi pozitiv për Koronavirus.
As Presidenti Trump dhe as zëvendës presidenti Pence nuk kishin kontakte të ngushta me individin”, tha zëdhënësi Katie Miller.
Zyra e shtypit nuk preferoi që të jepte emrin e personit, duke u rezervuar në këtë deklaratë.
Presidenti amerikan Donald Trump caktoi Pence në krye të Task-Forcës, si person përgjegjës për koordinimin e masave të qeverisë së SHBA-ve kundër koronavirusit.
CNN bën të ditur se të paktën dy njerëz u testuan pozitivë për koronavirusin pasi morën pjesë në Konferencën e Politikave të Komitetit për çështjet Publike të Izraelit në Uashington, në të cilën morën pjesë Pence si dhe disa ligjvënës amerikanë dhe ndihmës Konservator, muajin e kaluar, ku një i pranishëm i profilit të lartë gjithashtu testoi pozitiv për koronavirusin.