Angelina Jolie është gati për tu rikthyer në qendër të vëmendjes. Kur vjen puna tek stili, ylli i “Maleficent : Mistress of Evil” ka pasur gjithmonë një preferencë për stilin gotik, a ka ndonjë tjetër që duket më mirë me një fustan të zi? Por së fundmi ajo po ndryshon duke përdorur veshje pak më provokuese. Gjatë promovimit të filmit të saj të ri këtë jave ajo është parë me një fustan me print lulesh nga Dior dhe një fustan nga Versace.
Ndërsa tani, gjatë premierës së filmit në Japoni, ajo ka marrë një drejtim komplet ndryshe: shkëlqim i plotë. Në një fustan ngjyrë ari i gjithi me theka nga Ralph & Russo, Jolie mahniti fansat në arenën e “Tokyo Roppongi Hills” ku pozoi për foto dhe firmosi autografe ndërkohë që dukej si një yll i filmave old school.
Ky stil kaq i bukur ishte i papritur nga ana e Jolie pasi ajo gjithmonë shfaqet me gjëra më serioze. Ajo kërkon të qëndrojë sa më e thjeshtë edhe kur është në qendër të vëmendjes. Por, duket se kjo gjë po ndryshon dhe pas këtij fustani mund të themi se Angelina Jolie do na sjelli shumë surpriza.