Aktualitet Angli, nëna shqiptare kërkon vajzën e zhdukur (Emri)

Angli, nëna shqiptare kërkon vajzën e zhdukur (Emri)

Policia angleze është vënë në kërkim të një vajze 13-vjeçare shqiptare. Mamaja e adoleshentes ka bërë denoncim në polici dhe ka kërkuar ndihmë për të gjetur vajzën e zhdukur.

Kamerat e sigurisë kishin filmuar gruan me dy fëmijët e tjerë të saj që ishin drejtuar për në stacionin e policisë pasi vajza e saj Megi Bukaci u zhduk në Hertfordshire.

Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të telefonojnë nëse kanë informacione për vendndodhjen e 13-vjeçares shqiptare.

Një zëdhënës policie e përshkroi Megin 1.5 metër të gjatë, me flokë të gjata ngjyrë kafe dhe sy kafë.

Për herë të fundit që është parë, ajo kishte veshur xhinse të errëta, një xhaketë ngjyrë blu e errët, shall ngjyrë gri dhe vathë ngjyrë argjendi.

Policia ka intervistuar me anë të një përkthyesi mamanë e 13-vjeçares, por kjo e fundit ka qenë tepër e shqetësuar për shëndetin e vajzës së saj, raporton “The Sun”.

Hetimet e policisë angleze janë në fazë paraprake.

Hetuesit thonë se përparësia kryesore e tyre është që të gjejnë vajzën të sigurt dhe në gjendje të mirë.