Aktualitet Përdhunimi në Kavajë: Nënës së një adoleshenti të arrestuar i bie të...

Përdhunimi në Kavajë: Nënës së një adoleshenti të arrestuar i bie të fikët para gjykatës

Kanë mbërritur në Gjykatën e Durrësit 7 të miturit që janë arrestuar për përdhunimin e vajzës 13-vjeçare në Kavajë, në shkollën “Rilindja”.

Seanca për masën e arrestit po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa jashtë Gjykatës ka pasur dhe një prani të madhe të familjarëve.

Prindërit jashtë kanë qenë mjaft të acaruar dhe kanë debatuar edhe me mediat e pranishme, duke thënë se fëmijët e tyre janë të mitur dhe duhet të mbahen jashtë vëmendjes së kamerave.

Babai i një prej fëmijëve ka përdorur sharje dhe kërcënime në drejtim të tyre.

Madje nga tronditja, nënës së njërit prej adoleshentëve i ka rënë të fikët.

Kjo është një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura së fundi, ku shteti jo vetëm që nuk ka vepruar, por është bërë palë me fshehjen e ngjarjes. Ende sot nuk ka një reagim nga ana e policisë për këtë ngjarje të rëndë.

Të mos ishte denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, ende sot vajza 13-vjeçare do të ishte nën presion për të heshtur pavarësisht terrorit që i është dashur që të kalojë.