Anglia dhe Portugalia kanë arritur të marrin fitore spoektakolare në ndeshjet eliminatore të Euro 2020. Forcën e këtyre dy kombëtareve e provuan Mali i Zi dhe Lituania.
“Tre Luanët” shpartalluan 7-0 Malin e Zi, me 3 gola të realizuar nga Harry Kane.
Ndërkohë, të udhëhequr nga Ronaldo, “luzitanët” morën një fitore tenistike ndaj Lituanisë, me rezultatin 6-0. Sulmuesi i Juventusit realizoi 3 gola në këtë ndeshje.
Ndërsa, Franca e cila udhëheq grupin ku bën pjesë edhe Shqipëria, me vështirësi mori një fitore 2-1 në Paris ndaj Moldavisë.