Anglia mposhti 1-0 Republikën Çeke dhe rrëmbeu vendin e parë në grupin D, ndërkohë që pavarësisht humbjes kualifikimin e festojnë edhe çekët si një prej skuadrave të treta më të mira.
Në Wembley ndeshja nis me njëherë me kërcënim nga anglezët, kur Sterling provon parabolën në minutën e tretë, por tentativa e tij përfundon në shtyllë.
Nuk kalon shumë dhe sulmuesi i Manchester City gjen golin me kokë pas krosimit të saktë të Jack Greilish.
Skuadrat hapen pas këtij goli dhe shfaqen rrezikshëm në sulm, fillimisht Kane i cili ndalet nga reflekset e shkëlqyera të portierit çek ndërkohë që pak minuta më vonë aftësitë i tregon edhe Jordan Pickford me një pritje të shkëlqyer.
Rezultati mbetet i pandryshuar edhe në 45 minutat e dyta me çekët që nuk kanë impenjimin e duhur.
Edhe Kroacia falë lojtarëve veteranë i bashkohet 16 më të mirave të Europianit ndërsa mposhti 3-1 Skocinë në “Hampdenpark” të Glasgout.
Skuadra e Zlatko Daliç ishte ajo që kaloi e para në avantazh në minutën e 17 falë golit të Vlasiç, por në fundin e pjesës së parë skocezët gjetën barazimin, rezultatin e vetëm që i eliminonte të dyja skuadrat.
Në minutën e 62, një goditje mjeshtërore me të jashtmen e kapitenit Luka Modriç rikthehen avantazhin për Kroacinë që arrin, madje arrin të gjejë edhe golin e tretë me Ivan Perisiç.
Anglezët me gjasa i pret një finale e parakohshme në 1/8 teksa kundërshtari i tyre do të jetë vendi i dytë në grupin ku bën pjesë Franca, Gjermania, Portugalia apo Hungaria. Për kroatët sfida e parë me eliminim direkt do të jetë përballë një prej të tretave më të mira.