Extra Anthony Fauci, doktori 79-vjeçar që po punon 20 orë në ditë dhe...

Anthony Fauci, doktori 79-vjeçar që po punon 20 orë në ditë dhe gruaja i kujton të ushqehet

Me një karrierë me mbi 36 vite, Anthony Fauci i cili është ekspert i sëmundjeve infektive, ka trajtuar shpërthime virusesh dhe pandemi të tjera si HIV, SARS, MERS dhe Ebola.

Dr. Anthony Fauci është edhe shefi i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive në Institutet Kombëtare të Shëndetit (NIH).

Ndërsa tani në moshën 79-vjeçare po punon 20 orë në ditë për të trajtuar pandeminë e COVID-19.

Gruaja e tij Christine Grady, e cila punon si infermiere bioethiciste, i kujton se duhet të kujdeset dhe të ushqehet: “Përpiqem ti kujtoj të pushojë, të pijë ujë, të flejë mirë dhe të jetë selektiv: Ai thotë po për çdo detyrë apo ndihmë që mund ti kërkohet: Mendoj se duhet të jetë më selektiv dhe të thotë Jo për disa gjëra”.

Kohët e fundit ai u kërcënua nga mbështetësit e presidentit Donald Trump pasi kundërshtoi deklaratat e tij. Trump thoshte për hapje të dyerve të Amerikës. ndërsa Fauci thoshte se duhen marrë masa kufizuese dhe shifrat treguan se kishte të drejtë.

Megjithatë, Trump ka hedhur poshtë lajmet se doktori ishte kërcënuar duke thënë se Faucin e duan të gjithë: “Ai nuk ka nevojë për truproja dhe siguri të lartë. Të gjithë e duan atë. Përveç kësaj, ata që mund ta kenë kërcënuar mund të futen në telashe shumë të mëdha nëse bëjnë ndonjë veprim!”