Shëndet Antibiotikët me bazë kanabisi mund të shpëtojnë qindra mijëra jetë njerëzish në...

Antibiotikët me bazë kanabisi mund të shpëtojnë qindra mijëra jetë njerëzish në vit

Brenda 5 viteve mund të prodhohet një antibiotik me përbërje kanabisit që mund të vrasë ‘super-gonorre’ e cila është rezistente ndaj antibiotikëve deri më tani, është shprehur një neurolog.

Kërkimet nga Universiteti i Queensland kanë zbuluar se CBD, përbërësi kryesor jo-psikoaktiv i kanabisit, mund të vrasë super bakteret që janë rezistente ndaj antibiotikëve aktualë. Gjetjet janë vlerësuar si një përparim mjekësor, duke pasur parasysh që Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar së sëmundjet të cilat janë rezistente ndaj ilaçeve, mund të vrasin 10 milion njerëz në vit deri në 2050 nëse nuk gjendet një zgjidhje.

Nevojitet më shumë punë për të futur CBD në një pilulë për të luftuar infeksionet, por me prova të tilla premtuese, eksperti i kanabisit Profesor Mike Barnes thotë se është vetëm çështje kohe para se mjekët e përgjithshëm të fillojnë ta fusin atë nëpër receta.

“Përdorimi i kanabis si një ilaç mund të ndihmojë mjekësinë dhe unë jam shumë i emocionuar për këtë gjë”, u shpreh Mike Barnes.

CBD depërton në membranat mbrojtëse të disa baktereve dhe i vret ato. Mes këtyre baktereve është gonorrea Neisseria, e cila shkakton gonorrea, si dhe legionella e cila shkakton sëmundjen e legjionarit dhe bakteret që shkaktojnë meningjitin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për një krizë të antibiotikëve rezistentë antibakterial përfshirë të ashtuquajturën ‘super-gonorre’, e cila është e pamundur për t’u trajtuar.

“Nëse vendosni CBD në një pjatë me baktere, ajo i vret shumë shpejt, por nëse e vendosni  atë në një formë pilule nuk do t’i vrasë ato shumë shpejt”, u shpreh profesor Barnes.

Profesor Barnes thotë se CBD mundëson trajtimin e shumë infeksione të patrajtueshme më parë. Ai shprehet i bindur se një trajtim i tillë do të miratohet nga Mbretëria e Bashkuar.

Për të luftuar gonorrenë rezistente ndaj antibiotikëve e cila është një nga qëllimet kryesore të OBSH-së mendoj se do miratohet dhe do nxirret në treg sa më shpejt të jetë e mundur.

Kur u pyet se sa jetë mund të shpëtojnë antibiotikët me bazë CBD, ai tha: Unë mendoj me qindra mijëra në botë, por ky antibiotik do ndihmojë edhe në cilësinë e jetës sepse gonorrea e vazhdueshme është një sëmundje shumë dobësuese.