Extra Antonio Banderas: E dashura më shpëtoi jetën gjatë një ataku në zemër

Antonio Banderas: E dashura më shpëtoi jetën gjatë një ataku në zemër

I nominuar tre herë për çmimin Golden Globe, Antonio Banderas zbuloi se si e dashura e tij Nicole Kimpel i shpëtoi jetën, kur ai pësoi një sulm në zemër.

“E dashura ime kishte një dhimbje koke dhe nuk kishim asgjë në shtëpi. Kështu që ajo doli për të blerë diçka, një qetësues për dhimbjet apo çfarëdolloj gjëje tjetër. Ajo bleu një aspirinë, e cila është e vetmja gjë që gjeti, mendoj se ishte pesë miligramë”, shpjegoi 59-vjeçari spanjoll.

“Të nesërmen në mëngjes, kur fillova të shfaqja simptoma dhe e dija qartë se çfarë po ndodhte, ajo vendosi një nga ato aspirinat brenda gjuhës time dhe më shpëtoi jetën. Po. Kështu që unë pata një shans të dytë dhe disa gjëra ndryshuan në jetën time, që nga ajo kohë”, ka shtuar Banderas.