Aktualitet Anulimi i pasaportave të shërbimit, Shoqata e Gjyqtarëve padit qeverinë

Anulimi i pasaportave të shërbimit, Shoqata e Gjyqtarëve padit qeverinë

Shoqata e Gjyqtarëve ka ngritur një Gjykatën e Administrative të Apelit padinë kundër Këshillit të Ministrave, duke kërkuar shfuqizimin e Vendimit nr. 389/2019, për pjesën që anulon pasaportat e shërbimit të gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit dhe për pjesën që heq të drejtën e tyre të pajisen me pasaporta shërbimi.

Ngritjen e padisë ndaj Këshillit të Ministrave, e ka bërë publik përmes faqes së tij në Facebook, edhe gjyqtari Florjan Kalaja, i cili bashkë me gjyqtarin tjetër Engert Pëllumbi ka ngritur edhe padinë.

“Dëshiroj të sjell në vëmendje një pjesë nga Vendimi nr. 40/2014 të Gjykatës Kushtetuese mbi interpretimin e nenit 138 të Kushtetutës”, shkruan Kalaja në faqen e tij në Facebook duke shtuar:

Paprekshmëria e pagës dhe e përfitimeve të tjera janë ngritur në nivel kushtetues, me qëllim që të drejtat/përfitimet, të cilat burojnë nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit, të mos ndryshohen me efekt negativ. Formulimi i togfjalëshit “përfitime të tjera është i një natyre të përgjithshme dhe nuk konkretizon në mënyrë shteruese rrethin e përfitimeve të gjyqtarëve. Kushtetutbërësi, jo pa qëllim e ka lënë të hapur kuptimin që i duhet dhënë rrethit të përfitimeve, pasi ka synuar të përfshijë në tërësinë e të drejtave që gjyqtarët i gëzojnë në funksion të ushtrimit të detyrës së tyre”.