Anxhela Martini ka prej kohësh që është jashtë ekraneve televizive dhe jetës skenike.
Modelja e njohur shqiptare e cila jeton në Amerikë, ka kohë që po shijon romancën me Dragos Savulesku.
Savulesku është një multi miliarder rumun i cili si duket ka qenë njeriu i vetëm pas shumë kohësh që arrin të bëjë të lumtur bukuroshen shqiptare, shkruan Telegrafi.
Fotot dhe daljet publike të çiftit janë të shpeshta dhe ata nuk hezitojnë që dashurinë ta shprehin edhe në rrjetet sociale.
Më parë u spekulua për një lidhje të Anxhelës me Ledri Vulën.