Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, është dënuar nga Gjykata e Apelit Durrës me 15 vite burg për vrasjen e mikut të tij të ngushtë, Florian Lamçe.
Me tetë vite burg është dënuar Adriano Hajdari, i cili ka pasur rol ndihmues në krim. Të dy përfitojnë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Përfundimisht, Sanxhaktari do të vuajë vetëm 10 vite nga dënimi i marrë, kurse Hajdari do të qëndrojë pas hekurave 5 vite e 4 muaj.
Vendimi i Apelit vjen pas dënimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, e cila dha dënimin me 18 vite burg për Sanxhaktarin e Hajdarin, me kusht që të mos përfitojnë lirim me kusht. Po ky vendim u Apelua.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 30 korrikut të vitit 2020. Sanxhaktari, Lamçe e Hajdari po festonin të tre në një lokal ku po konsumonin alkool e lëndë narkotike. Por, gjatë natës, gjakrat u ndezën mes të rinjve. Hajdari e Sanxhaktari e kanë goditur me karrige dhe e kanë rrahur në mënyrë makabre Lamçen. Më pas, ata e kanë dërguar Lamçen në spital, por përpjekja ka qenë e kotë, pasi Lamçe kishte ndërruar jetë.