Aktualitet Apeli i Janinës vendos për ekstradimin e Laert Haxhiut drejt Shqipërisë

Apeli i Janinës vendos për ekstradimin e Laert Haxhiut drejt Shqipërisë

Gjykata e Apelit të Janinës ka vendosur për ekstradimin drejt Shqipërisë të Laert Haxhiut, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për disa ngjarje të rënda kriminale dhe i dënuar për vrasje.

Vendimi u mor sot nga Gjykata e Apelit të Janinës.

Por sipas ligjeve greke, Laert Haxhiu, i cili kundërshton ekstradimin në Shqipëri, ka të drejtën e shqyrtimit të çështjes edhe në Gjykatën e Lartë të Greqisë.

Laert Haxhiu, i cili ndodhet i arrestuar në Greqi, që prej Majit 2023, është i dënuar në vendin tonë si autori kryesor në masakrën e Lushnjës, ku u vranë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

Laert Haxhiu gjithashtu akuzohet nga drejtësia shqiptare se bashkë me disa persona të tjerë, është autor i 18 krimeve në Shqipëri, përfshi 4 vrasje dhe disa shpërthime me tritol. Ngjarjen u zbardhën nga njeriu i afërt i 31-vjeçarit i cili u kthye në një të penduar të drejtësisë.